Xhevahir Sukaj është shpallur kampion në kampionatin iranian të futbollit, me skuadrën e tij Sepahan. Kësaj të fundit i ka mjaftuar një barazim pa gola në ndeshjen e djeshmja, e cila përkonte edhe me javën e fundit të sezonit ndaj Mes Sarsheshme për tu shpallur kampion me një pikë më shumë sesa dy ndjekësit më të afërt. Sakaq, Sukaj, i ardhur te kjo skuadër në janar të këtij viti, u aktivizua në 9 ndeshje (4 herë si titullar dhe 5 herë si zëvendësues) për 433 minuta lojë, duke shënuar edhe dy gola të rëndësishëm për ekipin e tij. Sukaj është futbollisti i dytë shqiptar që fiton gjatë këtij sezoni një titull kampion me një skuadër jashtë. Para tij, disa ditë më parë ishte Besart Berisha, i cili festoi titullin kampion në Australi.