gjergjGjergj Bojaxhi, në mënyrë të papritur ka përfunduar në qendër të hetimeve të Prokurorisë, me akuzën e pastrimit të parave.


Ka shumë spekulime se kush qendron prapa këtij sulmi dhe për arsyet e tij.


Kjo, duke qenë se Bojaxhi pak kohë më parë deklaroi se do krijojë një parti politike dhe do marrë pjesë në zgjedhje.


Bojaxhi është një personazh me kredibilitet të lartë në publik dhe kur konkurroi i vetëm për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, arriti të marrë një numër të konsiderueshëm votash, me një fushatë shumë modeste.


Bojaxhi ka arritur të mbledhë votat e elektoratit gri dhe të pakënaqurve nga partitë kryesore në vend.


Është interesant se në rastin e Bojaxhiut, si të majtët, ashtu edhe të djathtët janë bërë bashkë kundër tij.


Dhe kjo është e kuptueshme, pasi në rast të pjesmarrjes në zgjedhjet që mbahen pas një viti, ai mund tu marrë shumë vota.


Në krye të sulmit ndaj Bojaxhiut qendron gazeta Koha Jonë, e cila sot i bën thirrje Prokurorisë ta arrestojë.


Kjo gazetë, që është mbështetëse e hapur e Ben Blushit, bën edhe një paralele me këtë të fundit, duke e nxjerrë si shenjt dhe shpëtimtarin e Shqipërisë.


Hyrja e Bojaxhi në politikë është një karrierë e financuar në mënyrë të dyshimtë (gjithnjë referuar dosjes së publikuar) dhe që rivalizon edhe politikanë të tjerë që realisht qëndrojnë larg skemave të tilla. Rasti më konkret është i Ben Blushit. Vjen në politikë me një karrierë të gjatë dhe synon të ndryshojë sistemin nga brenda. Në polikë kanë qëllime krejtësisht të kundërta. Blushi synon të përmirësojë realisht situatën, ndërsa Bojaxhi vjen në polikë, si zgjatim i interesave të biznesit. Blushi reagon ndaj keqqeverisjes, ndërsa Bojaxhi reagon për të qeverisur më mirë biznesin e tij. Blushi sulmon politikën aktuale në PS dhe PD sepse realisht duhet përmirësim, ndërsa Bojaxhi pas çdo akuze ka llogaritur interesat e kompanive të tij. Blushi vjen në politikë me ide, ndërsa Bojaxhi me para. Bile me kaq shumë miliona dollarë, sa do ti ikte mendja çdo biznesmeni në Shqipëri. Blushi kërkon një qeverisje më të mirë, ndërsa Bojaxhi kërkon të ndikojë tek qeverisja për të pasur ca biznese më shumë. Kjo del edhe nga debati mbrëmë në Top Story, sepse Sokol Balla mjeshtërisht e shkatërroi duke e nxjerrë bllof në argumentat që Bojaxhiu përdori.


Jo rastësisht kur Ben Blushi nisi të shprehte hapur pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale dhe u fol për krijimin e një lëvizje të re politike, ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi lançoi idenë e krijimit të një force të re politike. Ishte një mënyrë e Bojaxhiut për të ulur peshën e ndikimit të një politikani karriere dhe intelektuali si Ben Blushi , të cilin sondazhet e tregojnë shumë lart në publik. Apo dikush e futi në lojën politike Bojaxhiun për tu mbrojtur nga akuzat?, shkruhet sot tek Koha Jonë, në një shkrim pa autor.


Ndaj nëse akuzat e policisë rezultojnë edhe nga prokuroria të sakta, atëhere nuk ka pse heziton asnjë sekondë kryprokurori. Prangat vendosin drejtësi! Dhe jo vetëm deri këtu, por ka nevojë që prangat të kërcasin kudo në biznes dhe politikë, të cilët mashtrojnë, pastrojnë para dhe nga ana tjetër bëjnë sikur digjen për hallet e popullit.


Ben Blushi me libra dhe ide, ndërsa Gjergji Bojaxhiu me pastrim parash janë si nata me ditën në politikë e në publik, e mbyll shkrimin Koha Jonë.