Redaksia e së përditshmes gjermane, Hamburger Morgenpost në Hamburg, e cila ka publikuar karikaturat e profetit Muhamed të marra nga revista franceze Charlie Hebdo, të dielën është sulmuar me gurë dhe është djegur.




“Dritarët e Hamburger Morgenpost janë demoluar nga gurët, e më pas brenda është hedhur një lëndë djegëse”, ka thënë për AFP një zëdhënës i policisë gjermane, transmeton Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ai ka thënë se dy hapësira janë shkatërruar dhe se zjarri është shuar.




Dy persona janë arrestuar dhe ndaj tyre është nisur hetim.




E përditshmja rajonale nga Hamburgu i ka publikuar në ballinë tri karikatura të Charlie Hebdo, pas sulmit terrorist ndaj kësaj revistë të mërkurën, në të cilin u vranë 12 persona.




“Kaq liri duhet të mundësohet”, ishte titulli kryesor i Hamburger Morgenpostit. /Indeksonline/




https:// />