Para pak çastësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi është sulmuar me ngjyrë nga disa persona, raporton "PaRrotlla".

Partia e Visar Ymerit ka hedhur poshtë se ata kanë kryer këtë sulm.

Frashër Krasnqi, zëdhënës i Lëvizjes "Vetëvendosje" ka thënë shkurt për "Zeri.info" se aktivistët e tyre nuk e kanë sulmuar Thaçin me ngjyrë.

"Nuk janë aktivistët e Vetëvendosjes", ka thënë ai.

Vlen të theksohet se prej zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës më herët janë sulmuar me vezë; ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçin, Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci /Zëri/