Afganistan


Zyrtarët afganë thanë se autorë sulmesh vetëvrasëse sulmuan dje në mëngjes një bazë të forcave ajrore amerikane dhe të NATO-s në pjesën lindore të vendit.


Zyrtarët thanë se sulmuesit aktivizuan dy makina plot me eksploziv jashtë hyrjes së aeroportit, në Xhalalabad, ndërsa disa sulmues të tjerë u përpoqën të hynin në bazë.


Autoritetet thanë se një zyrtar i sigurimit afgan u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Edhe persona të tjerë mendohet të kenë qenë autorë sulmesh. Një polic lokal tha se disa trupa u gjetën në vendin e ngjarjes.


Autoritetet thanë se sulmi zgjati rreth dy orë, por asnjë kryengritës nuk ishte në gjendje të hynte në bazën ajrore ndërkombëtare.


Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.


Sulmohet nga kamikazët baza amerikane burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP