Redaksia e gazetës Capital Gazette në Annapolis, kryeqyteti i Merilendit është mbuluar nga gjaku, pas një sulmi që sipas Fox News ka shkaktuar 4 viktima dhe 20 të plagosur.


Sipas autoriteteve lokale, agresori është vënë në pranga. Ai ka shkrepur armën mbi njerëz të shumtë që ndodheshin në godinë. John McNamara, i cili ka punuar për gazetën dhe është redaktor i Bowie Blade-News dhe gazetës së Crofton-West County, është konfirmuar në mesin e personave mbi të cilët është qëlluar.





Shooter Reported In Maryland Office Building


WATCH LIVE: WJZ-TV follows reports of an active shooter in an office building in Annapolis, Maryland.


Gepostet von CBS New York am Donnerstag, 28. Juni 2018



Nuk është e qartë nëse ai është në radhët e të plagosurve apo viktimave. Një praktikant në redaksi, Anthony Messenger shkroi në rrjetet sociale në 02:43 të pasdites se kishte një atentator me ‘revole aktive në 888 Bestgate.


Një prani e madhe e forcave policore shihet në vendin e ngjarjes dhe pamjet ajrore tregojnë se njerëzit janë duke u nxjerrë nga ndërtesa me duart e tyre të ngritura.


Guvernatori i Marylandit Larry Hogan tha në Twitter se ai ishte “absolutisht i shkatërruar” dhe ishte në kontakt me autoritetet. Presidenti Donald Trump është informuar për të shtënat, sipas gazetarëve.






























Gazeta është në pronësi të Baltimore Sun Media Group, e cila është në pronësi të Tronc, inc. Policia gjithashtu është përgjigjur për të kontrolluar redaksitë e Baltimore Sun pas sulmit.


Gazeta Capital është një e përditshme dhe gazeta simotër e gazetës Maryland, një nga gazetat më të vjetra amerikane.


28 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)