Tiranë - Vajza e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço është sulmuar me armë fare pranë banesës së tij.

Vajzës i është vendosur fillimisht një fashë në gojë dhe më pas është kërcënuar me një pistoletë.

Ngjarja ka mbetur e fshehur për ditë të tëra, ndërsa autorët ende nuk dihen. Jo zyrtarisht thuhet se policia e ka depozituar dosjen në Prokurori 11 ditë pas ngjarjes, ndërsa autorët e përfshirë janë dy persona të paidentifikuar.

Që prej atij momenti, familja e ministrit Naço ruhet 24 orë nga forcat e rendit, në mënyrë që të mos u rrezikohet jeta e tyre.