Superliga shqiptare ka humbur edhe dy vende të tjera në renditjen europiane duke zbritur në pozicionin numër 46.
Europa llogarit 53 kampionate të ndryshëm, ndërsa kampionati ynë zbriti nga vendi i 44-të ku ishte stabilizuar në 3 sezonet e fundit.
Shkak për këtë rënie është niveli i ulët i futbollit të luajtur aty, por edhe paraqitja jo e mirë e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës.
Skënderbeu, Flamurtari dhe Teuta u eleminuan që në turin e parë, ndërsa Tirana ia arriti të kalonte një tur falë shortit tepër të favorshëm.
Bilanci europian ishte 2 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje, me golavarazh 5-21.

Këtë edicion shpresohet në një short më të mirë, por niveli i skuadrave duket më poshtë sidomos për shkak të përvojës së paktë të Kukësit dhe Laçit.