Parlamenti austriak ka ratifikuar me shumice te thelle, traktatin e ri europian te Lisbones. Ratifikimi u realizua me votimin e 2 partive te koalicionit te madh qeverises, Socialdemokratet dhe Populloret dhe me mbeshtetjen e te Gjelberve te Opozites. Kunder kane votuar 2 partite opozitare te se Djathtes Ekstreme. Kundershtaret e traktatit kane zhvilluar nderkaqne Viene manifestime proteste, pasi mendojne se vendi ka humbur sovranitetin dhe nuk perfiton asnje avantazh nga aderimi. Armiqte e traktatit kerkojne qe te mbahet nje referendum popullor. Ratifikimi i traktatit eshte bere objekt debati edhe ne Sllovakine fqinje ku Opozita ka premtuar se do te bllokoje ratifikimin, i cilikerkon 2 te tretat e votave te parlamentit.