Kapiteni i Interit, Javier Zanetti i ka bërë thirrje ekipit të tij të vazhdojë ngritjen në renditje në Serie A pas fitores së mundimshme 1-0 në udhëtim te Cesena të dielën.

Nerazzurrët janë ngritur në pozitën e pestë pas tri fitoreve të njëpasnjëshme në ligë. “Ne duhet të vazhdojë me fitore nga ndeshje si kjo. Tabela? Tani duket më mirë”, tha Zanetti për Inter Channel.

“Ishte një ndeshje e vështirë por ishim kompakt. Ne kërkuam tri pikët dhe në fund i morëm ato”, përfundoi legjenda e klubit nga Giuseppe Meazza.