Ministri i arsimit dhe i shkencës Myqerem Tafaj u shpreh se arsimit profesional i duhet dhënë përparësi pasi kjo do të ndikonte në ekonominë e vendit. Ne vazhdoi më tej Tafaj duhet të rrisim cilësinë e tyre në mënyrë që diplomat e shkollave profesionale të merren në konsideratë.

Ministri Tafaj kërkoi mbështetje dhe eksperiencën zvicerane në zbatimin e këtij projekti. Frekuentimi i shkollave profesionale do të ulte frekuentimin e lartë në universitete si dhe do të ndihmonte në nxjerrjen në tregun e punës, njerëz të kualifikuar.