Tiranë, 26 shkurt, NOA - Vihet re një progres
në qendrat e arsimit profesional, edhe pse sistemi arsimor është përqendruar
më shumë në fushën akademike. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni
ministri i Arsimit, Myqyrem Tafaj, gjatë tryezës "Përmirësimi i Arsimit
dhe Formimit Profesional përmes Partneritetit Social dhe Përfshirjes së
Biznesit". Sipas tij, partneriteti publik dhe privat është deviza e ministrisë
së Arsimit dhe Shkencës në kuadrin e zhvillimit të arsimit në përgjithësi dhe
në mënyrë të veçantë të atij profesional.





Sipas tij, shkollat profesionale duhen
konceptuar në radhë të parë si qendra mulifunksionale, që ofrojnë shumë profile
studimesh me kohëzgjatje dhe kualifikime të shumëllojshme jo vetëm për të
rinjtë, por edhe për të rriturit që kanë nevojë të rishkollohen për t'u
ripozicionuar në tregun e punës.

Ministri vuri në dukje ndër të tjera edhe faktin se në një kohë kur arsimi
profesional është i kushtueshëm, duhet që të nxitet me shpejtësi arsimi
profesional privat.



n.e/NOA