E hene 16 Prill 2012 1611

TAFAJ NE KOMISIONIN E MEDIASOpozita ka akuzuar ministrin e arsimit Myqerem Tafaj per konflikt interesi sa i perket reformes se altertekstit.



I thirrur ne komisionin parlamentar te medias mbi projektligjin e ri te sistemit parauniversitar Tafaj eshte perballur me akuzat e deputeteve socialiste se tekstet qe krijohen dhe botohen jane ne dore te zv ministrit te ri te arsimit si dhe te nje prej keshilltareve te Kryeministrit. Edhe emerimet apo shkarkimet e mesuesve dhe drejtoreve ne projektligjin e ri jane konsideruar nga opozita si kontroll politik ndaj arsimit duke thelluar coroditjen e mesimdhenies. Gjate seances degjimore mes deputeteve pati edhe debate te ashpra lidhur me procedurat teknike sesi duhet ose jo te formuloheshin pyetjet ndaj ministrit. Drafti i ri per arsimin parauniversitar parashikon nder te tjera edhe ndryshimin e sistemit fillor nga 5 vjet ne gjashte.

Komente

Facebook