Anëtari i kryesisë së AAK-së,Besnik Tahiri pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në skenën politike ju ka kërkuar kolegëve të VLAN-it që ti lënë debatet dhe argumentet e dobëta rreth fuqisë politike, duke theksuar se ai e sheh vetëm një mënyrë me e mbajt Hashim Thaçin gjallë, duke u marrur me njëri tjetrin.




Këto komente Tahiri i bëri në një postim në rrjetin social Facebook.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ja çfarë ka shkruar Tahiri:




Kolegë të VLAN-it siç po e shoh unë ka mbetur vetëm një menyrë me e mbajt Thaqin gjallë, duke u marrur njëri me tjetrin.

Leni debatet dhe argumentet e dobëta rreth fuqisë politike, se në Kosovë jetojmë e dim shumë mirë kush o kush!

Tani hajde të bëjmë një plan serioz qeverisës se shumë punë kemi përpara.... lufa kundër korrupcionit, nepotizmit, plani zhvillimor, rritja ekonomike, investimet e huaja, etj etj.....