BARCELONE - Tashmë është zyrtare, Lionel Messi do të bëhet baba. Lajmi që qarkullonte prej kohësh në media, u konfirmua nga e dashura e futbollistit, përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.

“Po, është e vërtetë. Mund ta them. Po presim një bebe. Jam shtatzënë prej 11 javësh.”- shkruan Antonella Roccuzzo në profilin e saj.

Modelja argjentinase ka falënderuar edhe mediat, që nuk insistuan shumë pas përgënjeshtrimit që çifti i bëri lajmit, të përhapur disa javë më parë.

Tashmë është çdo gjë e konfirmuar. “Pleshti” i Bracelonës dhe modelja Roccuzzo janë në pritje të një fëmije.

(er.nu/BalkanWeb)