Selektori i Argjentinës, Tata Martino ka deklaruar se çuditet se si Lionel Messi luan ende për Argjentinën. Tata ka thënë se e ka vënë vetën në pozitën e Messit dhe ka menduar se si ka ai ende motiv për të luajtur për këtë kombëtare.




"E kam vënë veten në pozitën e Messit dhe nuk e di se si ai gjen ende energji për të luajtur me Argjentinën. Ai është futbollisti më i mirë në botë në 6 vitet e fundit dhe ka qenë më i kritikuari në Argjentinë, në vend se ky shtet të ishte krenar me të. Ndihem i hutuar se si ai i ka rezistuar kritikave dhe vazhdon të luaj me Argjentinën" ka thënë Tata Martino./Indeksonline/ 

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};