11/04/10 16:50
Pas bisedës që pati me Domenikën, Tatiana shkon në dhomën e gjumit dhe bisedon me Mandin. Ata të dy bëjnë thashetheme për banorët e tjerë. Fillimisht ata flasin për Manal duke thënë se kanë vënë re që Manal po bëhet më aktive dhe këtë e lidhin me shprehjen e saj gjatë spektaklit ku shoshte se tashmë ndjehet më e sigurtë në vetvete. Më pas ata flasin për banoren e re ku Tati pyet Mandin se si i duket ajo. Mandi thotë se nuk ka biseduar me të akoma, por shpreson që të jetë ndryshe nga ata banorët që thurin vazhdimisht intriga. Tatiana thotë se ajo kishte folur me Jonën dhe i ishte dukur vajzë e mirë, por ndyshe nga Mandi Tatiana thotë se shpreson që vajza e re të bëjë pak rrëmujë sepse shtëpia ka qenë shumë në qetësi. Më pas Tatiana i tregon Mandit bisedën që pati me Domenikën. Teksa ajo i tregon Mandi i thotë se Seldi ka gjetur një shprehje shumë të përshtatshme për tipin e Domenikës. Seldi e ka quajtur Domenikën si një njeri që thotë bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë. Pas Komenteve që bëjnë për Domenikën Tatiana e pyet Mandin për mendimin që ka pasur ai për Oltën si një lojtare e BB3, duke qënë se ka pasur miqësi dhe afrimitet me të. Mandi i thotë se për të Olta ka bërë lojën më të drejtë se të gjithë banorët e tjerë, pasi sipas tij Olta ia thoshte në sy çdonjërit prej tyre mendimin që kishte për të. Tatiana thotë se ndryshe nga ai, ajo nuk ka arritur ta njihte Oltën dhe për këtë i vjen keq. Mandi i thotë se nga bashkëjetesa me njëri-tjetrin, ata e kanë krijuar një mendim për gjithësecilin. Tatiana thotë se tek Domenika ajo ka krijuar përshtypjen se edhe pse mundohet të flasë me të i duket sikur Domi nuk ka dëshirë që të flasë me Tatianën. Më pas Mandi komenton sjelljen e Manal dhe thotë se nuk e pëlqen fare dhe se i duket shumë fëmijë dhe e papjekur. Tatiana i thotë se Manal është vetëm 21 vjeç dhe nuk ka se si të sillet si një njeri i pjekur siç janë banorët e tjerë. Mandi që nuk e dinte këtë, thotë se nëse është vërtetë aq e vogël atëherë nuk ka faj që Manal sillet si fëmijë sepse është e tillë. Më pas ata bëjnë thashetheme edhe për Edin ku Mandi thotë se Edi kishte simpati për Tatianën. Tatiana thotë se ajo e ka marrë gjithçka me shaka përsa u përket ngacmimeve të banorëve të tjerë ndaj saj për Edin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));