Edhe 10 subjekte të reja private i shtohen listës së shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si debitore ndaj shtetit apo subjekteve të tjera. Kjo listë tashmë ka kaluar në 98 biznese, subjekte fizike apo juridike. Subjektet e fundit janë kryesisht në administrim të Drejtorisë rajonale të Tatimeve të Lezhës, por edhe të asaj të Tiranës. Asnjë prej këtyre subjekteve nuk ka të drejtë të shesë pasuri të tij pa paguar detyrimet, theksojnë tatimorët. Njoftimi, në përputhje me kërkesat e ligjit "Për procedurat tatimore", bëhet nga DPT-ja në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilat kanë bërë regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë (shitje), deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. Masa e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore.


INSTAT: Niveli i papunësisë në Shqipëri rritet me 12.7 për qind

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009 forca e punës në vend është 1.113.580 vetë, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 12.76%. Një tremujor më parë, ky nivel ishte 12.70%. Krahasuar me një vit më parë, numri i të punësuarve është 2.000 vetë më i vogël. Ndërkohë, forcat e afta për punë janë rritur me 4.000 vetë, thekson INSTAT-i. Ta papunë zyrtarisht janë 142.062 vetë, ndërsa një vit më parë ishin 140.075 vetë. Kthesa e tendencës së papunësisë në vendin tonë drejt rritjes përkon me fillimin e krizës globale, në tremujorin e katërt të vitit 2008. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor, vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës është 568.549. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor është rritur me 0.7 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë. Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009 është 142.062, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9.268 vetë, thekson INSTAT. Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3.135 lekë në muaj, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3.900 lekë në muaj. Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 522, datë 13.05.2009 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 18.000 lekë në muaj. Ndërsa niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM Nr. 236, datë 27.02.2008 është 5.980 lekë në muaj.



Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:11:22, 08.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 96.41 +0.29
EURO EUR 138.05 +0.06
Poundi Britanik GBP 154.51 +1.33
Franga Zviceriane CHF 93.17 +0.02
Jeni Japonez (100) JPY 103.47 -0.08
Dollari Australian AUD 88.31 +0.02
Dollari Kanadez CAD 93.29 +0.16
Korona Suedeze SEK 13.51 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 16.89 +0.06
Korona Daneze DKK 18.56 +0.01
SDR SDR 150.53 +0.23
Ari(OZ 1) XAU 108118.38 -595.46
Argjend(OZ 1) XAG 1740.27 +3.35



Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 07.01.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.85%
12M 12-mujor 7.74%
6M 6-mujor 6.65%
3M 3-mujor 5.72%
1M 1-mujor 5.18%
1Ë njëjavor 4.91%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 6.33%
o/n njëditor 5.86%
12M 12-mujor 9.53%
6M 6-mujor 8.26%
3M 3-mujor 7.30%

9 Janar 2010