Sipas drejtorit të Spitalit Ushtarak, Mihaj, kostoja e një të aksidentuari fillon nga 4 mijë deri në 45 mijë lekë për 24 orë

Rrezik serioz nga gjymtim deri në humbje të jetës. Por ajo çka është e sigurtë është fakti se ende kostot janë tepër të larta për të rikuperuar të dëmtuarit nga aksidente të ndryshme. Kjo kosto bie në mënyrë të pashmangshme jo vetëm nga shteti, por edhe nga vetë pacienti dhe familjarët e tij. Kështu drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj, pohon se është bërë llogaritja e kostove për të përballuar mjekimin e të aksidentuarve dhe ajo është tepër e lartë duke fillaur nga 4 mijë lekë të reja deri në 45 mijë lekë të reja. “Kostoja është studiuar dhe ajo është specifike për trauma të veçanta dhe për trajtime të rasteve që nuk shtrohen në shërbimet e politraumës. Dhe atyre që operohen dhe futen në reaminacion dhe terapi intensive. Unë mund të them se kostoja më e madhe është për operacionet dhe terapinë intensive që mund të arrijë deri në 45 mijë lekë të reja për 24 orë për çdo person që ka një traumë të madhe të kokës, gjoksit apo barkut”,- shpjegon Mihaj duke shtuar se aksidente automobilistike ndodhin kryesisht për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, konsumimit të alkoolit ose moszotërimti të mirë të automjetit. Ndërkohë ai shpjegon se një i sëmurë që është në gjendje kome të thellë, për shkak të një traume të kokës apo një gjendjeje shoku, për një politraumë këto kosto janë goxha për Spitalin Ushtarak. Ndërsa kostoja e të sëmurëve të tjerë që nga ata ambulatorë deri në shtimet në shërbimet e politraumës varion nga 4 mijë lekë të reja deri në 10 mijë lekë të reja për çdo të aksidentuar. Brenda 3 vjetësh pohon Mihaj është 3 fishuar buxheti për shëndetësinë gjithmonë dhënë nga Ministria e Mbrojtjes. Kostoja është tepër e lartë si për shtetin, ashtu edhe për pacientin e aksidentuar dhe vetë famijen e tij. Rreth 2500 të aksidentuar janë trajtuar në Spitalin Ushtarak nga muaji qershor deri tani prej të cilëve janë shtruar në spital. Ndërsa shifra vjetore e të aksidentuarve që marrin ndihmë në këtë spital shkon deri në 13 mijë vetë. Ndërkohë bëhte e ditur se sa i takon mashave që janë pre e traumës, ai u shpreh se janë moshat aktive nga 15-45 vjeç. Kjo grupmoshë, shpjegoi ai, është e angazhuar me shumë aktivitete, ku në shumë raste bëhen burim aksidentesh, duke rritur vdekshmërinë e personave në moshë të re.