Të dhënat nga kutia e zezë e dytë që u gjend në vendin ku u rrëzua aeroplani "Germanwings" vërtetojnë se bashkë piloti Andreas Lubitz me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin.

Të dhënat bëjnë të ditur se ai në mënyrë konstante e ka rritur shpejtësinë derisa aeroplani ka shkuar ka malet.

Siç bëjnë të ditur agjencitë botërore nga xhirimet e zërit dhe të dhënat tjerë nga kutia e zezë vijnë deri te përfundimi se bashkëpiloti Lubitz ka pritur pilotin derisa ka dal nga kabina, ka mbyllur derën dhe pastaj me qëllim e ka drejtuar aeroplanin ka malet ku ka shkaktuar vdekjen e 149 njerëzve përfshirë edhe veten.

"Nga leximet e para tregohet se Lubitz në kabinë duke shfrytëzuar autopilotin e drejtori aeroplanin ka toka, në një lartësi të lartë dhe disa herë e ka rritur shpejtësinë", njofton Agjencia franceze për hetimin e tragjedive ajrore EBA.

Kutia e dytë e zezë është gjetur dje nëntë ditë pasi që u rrëzua aeroplani në Alpet franceze.

Hetuesit gjermanë kanë thënë se Lubitz në internet ka kërkuar tema në lidhje me vetëvrasjet dhe ka lexuar për mënyra të ndryshme se si një njeri mund t'ia marrë jetën vetes.

"Në anën tjetër i kanë interesuar metodat e shërimi, ndërsa në anën tjetër mënyrat se si mund të kryejë vetëvrasje", ka thënë zëdhënësi i prokurorit gjerman,

Më herët është bërë e ditur se Lubitz ka kërkuar barna të forta kundër ankthit, për të cilat mjekët vlerësojnë se rritë dëshirën për vetëvrasje./KosovaPress/