dhunaDita e 16-të e fushatës kundër dhunës ndaj grave përkon me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Djem dhe vajza, aktivistë në këtë betejë të rëndësishme kanë një mesazh për bashkëmoshatarët, por sidomos për të dhunuarit dhe dhunuesit…


Unë jam djalë dhe kuptoj që dhuna ndaj femrave nuk është forcë, nuk është pushtet, por tregon thjesht dobësi. Pasi dashuria është mënyra e vetme për të arritur në zemrën e dikujt, jo dhuna, u shpreh një nga të rinjtë


Këtij mesazhi iu bashkua edhe ambasadori i përhershëm i OKB-së në Shqipëri, i cili tha se respektimi i të drejtave të njeriut mbetet çështje problematike jo vetëm në Shqipëri


Viti 2016 nuk ka qenë një vit i mirë sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut kudo në botë. Kombet e Bashkuara në Shqipëri, në bashkëpunim me qeverinë suedeze dhe ministrinë e Mirëqenies Sociale do të përpiqen fortë për të ndihmuar bashkitë në Shqipëri për ta bërë të lehtë që qytetarët të sigurojnë të drejtat e tyre, tha Brian Williams përfaqësues i OKB-së në Shqipëri.


Përmes një aktiviteti portokalli të mbijetuarat nga dhuna prezantuan punimet e tyre artizanale, paratë e të cilave do të shkojnë në ndihmë të femrave që i kanë thënë STOP dhunës dhe që rehabilitohen në qendrën për zhvillim komunitar Sot për të ardhmen. Mes tyre është edhe një 17-vjeçar, i cili vullnetarisht ka realizuar 4 punime me dorë me materiale të riciklueshme


10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH