Te plagosurit qe ndodhen ne spitalin e Fierit kane treguar castet e fundit para aksidentit tragjik.

Ata thone se edhe me heret drejtuesi grek i autobusit ishte treguar i pakujdesshem. Miti Goga qe po udhetonte ne Greqi dhe tani po kurohet per plaget e renda qe ka marre tregon se shoferi kishte patur probleme edhe para aksidentit.

Hena Prifti nga Berati po udhetonte drejt Greqise ku ndodhen femijet e saj. Ajo tregon per debatet qe ka bere me drejtuesin e mjetit.

E pashe qe shoferi fliste shume me nje pasagjere dhe i kerkova qe te shihte rrugen. Gjate gjithe kohes ai ka pire cigare dhe ishte teper i pakujdesshem disa here gjate rruges. I kerkuam bashke me pasagjere te tjere qe te tregonte kujdes deri ne perfundimin e kthesave te Patosit por ai vazhdoi te bisedonte me pasagjeren dhe te konsumonte duhan tha Prifti.

Te plagosurit ne spital tregojne se edhe me heret gjate rruges drejtuesi mjetit kishte bere disa manovrime te pakujdesshme.