E vetmja dite qe te rinjte kane ne dispozicion per te kerkuar te drejtat e tyre, eshte harruar jo vetem nga ata, por edhe nga pushteti qendror dhe vendor. Te vetmit qe e kane kujtuar Diten Nderkombetare te Rinise kane qene disa struktura politike. Ne kete menyre, duket se kjo dite ka marre karakter politik, edhe pse duhet te ishte shoqeror. Strukturat politike, e me saktesisht FRESSH dhe LRI, kane vene ne dukje gjendjen pasive ne te cilen ndodhen te rinjte shqiptare. Droga, Alkooli, papunesia e shume fenomene te tjera sociale, kane qene ne qender te perkujtimit modest te kesaj dite, e harruar nga Bashkia e Tiranes. Keshtu, perfaqesues te Forumit Rinor Eurosocialist shqiptar (FRESSH), ne diten nderkombetare te te rinjve, vune ne dukje se ne Shqiperi shume te rinj jane kthyer ne duhanpires kronike. Ne kete pike, kjo strukture politike mendon se nje rol te vecante duhet te luaje shteti, ndaj kritikohet qendrimi sipas socialisteve te rinj, pasiv dhe demtues. "E verteta eshte se Ministria e Shendetesise dhe Nard Ndoka deshtuan teresisht, pasi jo vetem qe nuk paten nje plan te detajuar statistikor te shifrave shqetesuese te duhanpirjes, por nuk ndermoren asnje studim se si mund te arrihet ne zvogelimin e ketij problemi. Le te shpresojme qe Anila Godo te beje dicka me shume per kete gangrene shoqerore", deklaruan perfaqesuesit e FRESSH ne nje deklarate te posacme per shtyp. Ndersa perfaqesues te Levizjes Rinore per Integrim shprehen shqetesimin per gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhen sot te rinjte shqiptare. Sipas tyre, megjithese te rinjte perbejne me shume se 1 milione te gjithe popullsise shqiptare, ata jane kategoria me e diskriminuar ne tregun e punes, cka sjelle pamundesine per te ndertuar jeten ne vendin e tyre, duke sjelle njekohesisht largimin pertej kufijve te Shqiperise.


Dita e Rinise ne vemendjen e shtetit me te ri


Edhe Kosova, shteti me i ri nuk e ka kaluar pa e vene re Diten Nderkombetare te Rinise. Ne fakt, kane qene vete te rinjte qe i kerkuan dje qeverise te vazhdoje te angazhohet ne ceshtjet rinore dhe te miratohet Ligji per rinine. Ndersa zv. kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, priti nje delegacion te te rinjve nga organizata joqeveritare dhe nga Qendra Kulturore e Femijeve ne Prishtine, te cilet i dorezuan nje leter falenderimi per angazhimin e Qeverise se Kosoves per te hapur perspektiva te reja per rinine kosovare. Zv.kryeministri uroi te rinjte per diten e tyre dhe u zotua se Qeveria do te beje gjithcka mundet per nje perspektive sa me te qarte per rinine.