Aplikimi në ekonomi i sistemit të informacionit dhe teknologjisë inovative. Ka qenë kjo tema kryesore e konferencës së tretë të organizuar nga fakulteti i ekonomisë në Universitetin Europian. Zhvillimi i teknologjisë së komunikimit duhet parë si një mjet shumë i rëndësishëm për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. I pranishëm në këtë konferencë zëvendës ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë zoti Visha Ajazi ka thënë se pavarësisht krizës në Europë qeveria nuk e ka tërhequr asnjëherë fokusin nga zhvillimi i teknologjive të reja dhe kryesisht asaj të komunikimit
Një nga organizatorët kryesor të konferencës së tretë për sistemet e informacionit dhe teknologjisë inovative dhe aplikimit të tyre në ekonomi, z. Dhori Kule, duke e vënë theksi tek ecuria paralele e teknologjisë me fushat e tjera, ka vlerësuar se Shqipëria ka specialistët më të mirë të fushës së IT . sipas rektorit të UT, Kule, ky resurs i ri i teknologjisë duhet të bashkëpunojë me botën e biznesit. Ai ka thënë se edhe për vitin e ri akademik Universiteti i Tiranës do tu jap prioritet studentëve të teknologjisë së komunikimit për të përgatitur specialistë për të gjitha fushat.
Konferenca e organizuar nga departamenti i matematikës, statistikave dhe informatikës zbatuese në Universitetin e Tiranës ka si qëllim gjenerimin e ideve të reja të IT në zhvillimin e ekonomisë së vendit si dhe zhvillimin e tregut informatik.