berisha ne shkoderNë bashkëbisedimin e tij me gazetarët në Shkodër, kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, se është duke përpjekur që të restaurojë filozofinë e bllokut.


Ai i thotë rilindje, por në të vërtetë ai është restaurim nga pinjollët e bllokut, filozofisë së bllokut. Ky zotëri me një grup neobllokmenësh futi bilbilat në Parlament kur po bëheshim gati të fiksonim kontratën më të rëndësishme, marrëveshjen më të rëndësishme me BE. Me një akt shumë të paimagjinueshëm, kërkonte të dënonte me çdo kusht shqiptarët. Të njëjtën gjë bëri me NATO-n, përpjekje për ta bllokuar NATO-n. Tani kërkon të lajë fytyrën, mendon se shqiptarët harruan që ky i mbajti peng 1 vit. Programi i tyre është kryekëput kaotik. Ai nuk ka program në mënyrë absolute tjetër, përveç rritjes së taksave, ka programin back to bllokmens. Ky program është absolutisht restaurimi i bllokut në platformë, jo në godina. Ndaj dhe shqiptarët po e braktisin. E nisi me sheshe, përfundoi në salla, e nisi me trumbeta, përfundoi me dajre. Kjo është historia tragjikomike e mjeranëve të varfër në ide, të pasur në shpifje e akuza, ka thënë Berisha.


Duke folur për një debat të mundshëm me Ramën, Berisha ka thënë se kreu o opozitës duhet të zgjidhë një herë problemet me Metën, pasi sipas tij, ata po zihen se kush duhet të jetë lideri i së majtës.


Kur unë ju thashë se ata kanë probleme njëri me tjetrin, ju thatë po bën diversion. Mos kujtoni ju se Nasipi i ka nga koka e vetë ato që thotë. Tani aty, me cilin të bëj debat unë, ti marr të dy përnjëherë. Fatkeqësia më e madhe e asaj partie është kjo, ata nuk kanë lider. Deputetëve çdo gjë u dukej zoti Rama, por lider jo. Nuk mund të jetë lider ai që çon nga disfata në disfatë. Çdo nismë që merr ai, e merr për të dështuar. Nuk thotë ai tjetri që unë nuk jam kandidat për kryeministër në hije. Ky thotë e përcakton Kushtetuta. Po kur je parti e dytë dhe në distancë, si mund të konsiderohesh ti, ndaj le të bëjnë debat njëri me tjetrin, debat që mesa duket do ta kenë të gjatë, se do rrinë gjatë në opozitë të dy, u shpreh ai.


Berisha ka folur edhe për KQZ-në, duke thënë se Rama po e përdor si justifikim për humbjen e zgjedhjeve.


KQZ është një krijim i Edi Ramës, i cili pasi e krijoi vetë këtë, u tha diplomatëve të huaj se po humba, unë nuk i njoh zgjedhjet. A u shqetësova unë? Jo. Ky e ka gjenetike alergjinë nga vota. Në 2009-ën i njohu zgjedhjet ky? Jo. Detyra e mazhorancës është të procedojë me zgjedhje me standarde më të larta. Jani Jani ishte në komision si një përfaqësues i minoriteteve, rastisi të ishte, se dhe mund të mos ishte, nuk është kusht. Çfarë bënë me Janin? E bënë mall tregu. Futën një njeri në listat e PS dhe detyruan Janin të japë dorëheqje. Ky është një moment lëndues për vendin, por janë çështje të tyre. Zoti Rama po i solli kandidaturat, do tia votojmë, tha Berisha./b.l