Tirane- Gjykata e Tiranes ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" per dy biznesmenet qe u kapen me dokumente te falsifikuara per tenderin e rezervuarit te ujit ne Kavaje. Ardi Arkaxhiu dhe Ismail Stafa nuk kane folur perpara gjykates per akuzat e ngritura nga ana e prokurorise. Sipas prokurorit Stafa dhe Arkaxhiu kishin aplikuar ne Ministrine e Bujqesise, me dokumente false, per tenderin e rezervuarit te ujit. Por kjo gje eshte zbuluar para se tenderi te hapej, dhe pikerisht ne muajin janar, ministria kishte bllokuar dhe procedurat, duke e nderprere tenderin qe do hidhej.