Lul Berisha

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Kosova, një shtetas kosovar i dënuar me 20 vjet burg për “Vrasje me paramendim”. Bëhet fjalë për Ahmet Ajetin, 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.


Mësohet se në gusht 2005, Ajeti së bashku me një tjetër person udhëtuan drejt Tiranës për të ekzekutuar në një atentat, Lul Berishën.


“Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën dhe është vetplagosur”, informoi policia e shtetit


“Shtetasi Ahmet Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe Armëmbajtje pa leje.


20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)