Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretet për emërimin e dy ministrave të rinj. Nishani ka hedhur firmën për emërimin e Arben Ahmetaj në ministrinë e Financave si dhe për emërimin e Milva Ekonomit në postin e ministres së Ekonomisë.


Emërimi i dy ministrave u kthye në një mollë sherri mes Presidentit dhe qeverisë gjatë javës së kaluar. Nishani dekretoi fillimisht vetëm shkarkimin e ministrave ndërsa për emërimin e ministrave të rinj u shpreh se do ta bënte vetëm pasi Kuvendi të votonte fillimisht për shkarkimin e ministrave të larguar. Nga ana e saj qeveria e kundërshtoi këtë propozim teksa paralajmëroi edhe shkarkimin e Nishanit.


Për këtë çështje kreu i shtetit ju drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese ku i kërkonte të bënte interpretimin e ligjit.


Nishani kishte afat deri ditën e martë për të vendosur për dekrtet.