Lëkundje të fuqishme tërmeti u regjistruan në disa zona të Kilit.

Dridhjet e tokës u dëgjuan më shumë në Kilin qendror, përfshirë edhe kryeqytetin Santiago. Tërmeti ka qenë 7 gradë Rihtër me epiqendër në det, 69 kilometra nga qyteti i Concepcion.



Autoritetet vendase kanë apeluar për qetësi dhe kanë përjashtuar ngritjen e ndonjë tsunami në oqean. Gjithësesi të parët persona që janë alarmuar janë ata të qytetit të Concepcion, të goditur nga një tërmet i fuqishëm më 27 shkurtin e shkuar ku gjetën vdekjen qindra persona.