Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur sot Kilin, pikërisht në pjesën e shkatërruar nga tërmeti i vitit të kaluar.


Instituti amerikan i gjeofizikës nuk dha asnjë informacion për viktima të mundshme apo dëme materiale.


Tërmeti i sotëm ndodhi në një thellësi prej 15 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ishte 96 km në jugperëndim të Concepcionit, qytetit të dytë për nga madhësia në Kili.


Ky i fundit, në shkurt të vitit 2010, është goditur nga tërmeti dhe cunami që kanë shkaktuar mbi 500 viktima dhe 220 mijë të pastrehë.