Të tjera rreth shkrimit VIDEO FOTO

ÇIKAGO-Momente terrori ka kaluar një familje ndërsa vizitonte kullën “The Ledge” në Çikago, e ndërtuar e gjitha me xhama transparentë. Mbrëmjen e së mërkurës 1 platoformë prej xhami në katin e 103 të ndërtesës u thye nën këmbën e turistëve. 



“Ishte e tmerrshme, - tha njeri prej familajrëve. “U frikësuam shumë”. 

Dyshemeja prej xhami në atraksionin turistik u thye ndërsa ata ishin ulur për të bërë disa fotografi. Incidenti bëri që punonjësit të evakuonin menjëherë familjen, e cila ndodhej ne katin e 103 të ndërtesës.



‘Kisha duart në dysheme dhe mund ta ndjeja thyerjen”- u shpreh njeri prej familajrëve, i cili po pozonte për foto. “Të jem i sinqertë isha i tronditur, nuk mund ta besoja. Isha shumë i frikësuar. Ne po shikonim fishekzjarret në Navt Pier, ishte një pamje e jashtëzakonshme, por kur ne do dilnim menduam të bënim disa fotografi dhe ky ishte momenti kur dyshemeja nisi të thyhej. Ishte një nga momenten më të çmendura në jetën time, mendova se do të binim”- u shpreh një tjetër vizitor. 



Familja u shpreh se punonjësit u kishin thënë se dyshemeja ishte e sigurtë. “Është e pabesueshme, është e vështirë ta besosh një gjë te tillë, veçanërisht kur të gjithë të thonë se është e sigurtë”, thanë familjarët.

Ndërkaq menaxheri i ndërtesës është shprehur se kjo ngjarje nuk ndikon në integritetin struktural të ‘The Legde’. “Me raste, ajo do të thyhej, pasi është projektuar për të ruajtur sipërfaqen e xhamit”, thuhej në një deklaratë. 



Menaxheri i përgjithshëm Randy Stancik tha se Ledge është e sigurtë. Zëdhënësi për Willis Tower tha se ajo çfarë u thye ishte një shtresë mbrojtëse në krye të tre shtresave të tjera të xhamit. “Shpesh kjo ndodh, sepse është projektuar ne këtë mënyrë”, tha Nill Uter per The Chicago Sun Times. 
“Ajo çfarë ndodhi mbrëmë, ishte ajo çfarë shtresa mbrojtëse është projektuar për të bërë”, shtoi ai. 



Ndërtesa do të rihapet ditën e premte pasi inspektorët e bashkisë do të bëjnë kontrollet për të siguruar se çdo gjë është e sigurtë. ‘The Ledge’ është hapur ne vitin 2009, ndërtesa ikonë e qytetit me mure, dysheme dhe tavanë transparentë, i siguron turistëve një ndjesi të mrekullueshme.