sajmir tahiriPas daljes nga Komisioni i Sigurisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se duhet evitojmë panikun. Sipas tij, Shqipëria nuk është as më pak e as më shumë e rrezikuar nga sulmet terroriste. Për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, ministri tha se është rritur niveli i sigurisë, duke kaluar policinë në shërbim të përforcuar. Gjithsesi, Tahiri tha se media duhet të jetë e kujdesshme në atë që raporton dhe që të jetë e balancuar.


Strukturat janë në punë, po bashkëpunojmë me partnerët tanë.  Nuk ka rrezik të shtuar por duhet të jemi të kujdesshëm për të siguruar jetën e qytetarëve. Për pasojë kemi marrë masa të shtuara me urdhër të Kryeministrit, janë marrë masa për shtim forcash, që janë parandaluese, tha Tahiri.


23 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Terrorizmi, Tahiri: Nuk ka rrezik të shtuar u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.