Kryeministri kosovar Hashim Thaci, gjate vizites se tij ne Paris, ka mbajtur nje fjalim ne Qendren per Hulumtime Nderkombetare, ku e ka vene theksin tek rendesia e shpalljes se pavaresise.

“Pavaresia e Kosoves ka sjelle stabilitet ne rajon”, ka deklaruar Thaci, i cili ka nenvizuar se pas shpalljes se saj, Kosova ka ngritur marredhenie te mira fqinjesore me vendet fqinje.

Gjate fjales se tij, kryeministri nuk ka anashkaluar ndihmen e Frances dhe faktorit nderkombetar ne pergjithesi.

“Fale angazhimit te institucioneve vendase dhe atyre nderkombetare, shqiptaret dhe serbet po ndertojne shtepi afer njeri-tjetrit ne lagjen “Kroi i Vitakut” ne Mitrovice”, ka pohuar Thaci.

Me tej kreu i qeverise kosovare ka perfituar nga rasti per te ftuar biznesmenet franceze qe te investojne ne Kosove.