15/04/10 01:13
Banorët janë ulur të gjithë në tavolinën e ngrënies dhe shkëmbejnë biseda e batuta duke shijuar darkën e gatuar nga Domenika dhe Mandi. Ndër të tjera ata flasin për BB1 dhe BB2 dhe çmimin e madh në këtë rality show. Tatiana pyet banorët për çmimin e madh dhe më pas si mund të kovertohet çmimi i 100 milion lekëve në monedhën europiane. Teksa ajo pyet ndërhyn Seldi i cili i thotë: po bën llogaritë për të blerë shtëpinë ti dhe Tatiana i përgjigjet: patjetër. Ata bëjnë llogaritë duke thënë se si do të jetë çmimi për ata që kanë hyrë më me vonesë. Seldi i thotë Tatianës se meqënëse ajo ka hyrë me vonesë në BB edhe nëse e fiton çmimin e madh, ajo nuk ka mundësi që të blejë një shtëpi në Shqipëri sepse çmimi i një banese është shumë i lartë. Ai drejtohet Tatianës duke i thënë me ironi se ajo duhet që të punojë akoma që të blejë një shtëpi. Tatiana e nervozuar nga fjalët e Seldit i thotë: mos ki merak se jam mësu tu punu në jetë dhe do punojë akoma.
Pas diskutimit për çmimet e larta të shtëpive, Seldi dhe Mandi dalin jashtë të pinë cigare. Seldi fillon të flasë për Tatianën dhe i thotë Mandit se Tatiana pretendon që të fitojë çmimin e madh të BB3. Mandi i thotë se nuk ka asgjë të keqe që të bëjë llogaritë e saj pasi çdonjëri prej tyre i ka bërë llogaritë e veta kur vendosi të hynte në këtë lojë. Seldi i thotë se llogaritë Tatiana duhet ti kishte bërë që jashtë dhe jo tani që është brenda shtëpisë, ndërsa Mandi ia kthen se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Duke parë se Mandi nuk flet kundër Tatianës, Seldi i thotë se e hapi kot për muhabet. Aty ndodhet dhe Kika, por ai nuk mban qëndim fare dhe nuk merr pjesë në diskutimet e Mandit dhe Seldit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));