Është një seri video-performancash realizuar nga Thomas Hirschhorn në studion e tij në Paris në vitin 1995.


5 Bar Clips përfshin: Videoja Robert Walser, Falemnderit, Kuzhina e Muskëtierëve, Për Nelson Mandelën, Unë do të fitoj, realizuar qëllimisht pa ndonjë pretendim në aspektin teknik.


Ato marrin kuptim së bashku qoftrë edhe kur shfaqen në këndin e një ekrani bari, siç ndodh sonte, ora 19.00 në Bar Radio në Tiranë.


Prurja e kësaj pune të artistit zviceran bëhet e mundur falë bashkëpunimit të Gallery On The Move dhe Promenade Gallery me qendër në Vlorë.


Thomas Hirschhorn (1957) jeton dhe krijon në Paris. Ai konsiderohet si një nga figurat më provokative të artit bashkëkohor. / E.Demo