Të mbijetosh, të dish të shndërrosh humbjen, dhimbjen dhe padrejtësinë në një kapital të çmuar përvoje dhe force për të ecur përpara është një një tipar njerëzor që ekziston, por që nuk ushtrohet nga të gjithë.



E ndërsa ne na duket ndonjëherë se për shkak të ndonjë fatkeqësie jeta jonë mund të ketë marrë fund njëherë e mirë dhe se nuk do të shohim më dritë të bardhë, ka shembuj që na flasin për të kundërtën. Njeriu mund të rezistojë dhe jo vetëm që mund t’i mbijetojë goditjeve të fatit, por të dalë prej tyre edhe i fituar.

Shembujt që na flasin për një forcë të tillë njerëzore janë të shumtë. Kemi rastin e At Zef Pellumbit, mesharit françeskan, i cili vuajti për 26 vjet ne burgjet e Enver Hoxhes e përsëri i mbijetoi me mendje te kthjellet e madje shkroi perla ne te cilat u rrefeu gjeneratave te ardhshme, mes të tjerash, edhe se shpirti është më i fortë se guri dhe se dashuria është e vetmja forcë që mund të të mbajë gjallë dhe të të bëjë fisnik. Pas burgut ai shkruajti edhe veprën e tij madhore: “Rrno vetëm për me tregue”.

Jeronim De Rada, poeti i shquar arberesh eshtë një tjetër shembull mbijetese ndaj goditjeve që jeta mund t’i japë një njeriu.

Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë familjare, ndarja nga jeta e gruas dhe e djemve nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese.

Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat”, poemën "Gjon Huniadi”, variantin e fundit të "Serafina Topisë”, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore”.

Janë të shumë shkrimtarët dhe artistët edhe të ditëve të sotme që dhimbjen nga humbjet e mëdha apo lëndimet fizike që kanë pësuar të gjenerojnë forcë të madhe e të krijojnë vepra  që shumëkush e gjen veten e frymëzohet për jetën.

Te shumte jane shembujt edhe nga letersia boterore.

I tille eshte fati i Edmond Dantesit ne librin Konti i Monte Kristos. Ai eshte modeli i qartë e ringritjes dhe i shpagimit që një njeri praktikisht i varrosur për së gjalli u bëri gjithë armiqve dhe në rradhë të parë fatit të tij. Pas 16 vitesh burgim de shkatërrim rikthehet dhe rivendos drejtësinë ndaj fatit të tij.

Kemi David Koperfildin, personazhin e librit me të njëtin titull të Dikensit të madh, i cili edhe pse jetim dhe me shumë vështirësi arriti që të gjente rrugën e jetës dhe të shndërrohej në një shkrimtar të famshëm dhe një njeri me një familje të lumtur.