Ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Cooper ka qëndruar fshehtas të premten në Prishtinë për të zhvilluar bisedime me palën kosovare, në përpjekje për të rifilluar procesin e bisedimeve Kosovë Serbi.
Zyra e Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin e Prishtinës në bisedime me Beogradin nuk ka publikuar asgjë rreth vizitës së lehtësuesit Cooper në kryeqytet.
Kur britaniku vjen në Kosovë ai zakonisht takon Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministren Edita Tahiri.
Nuk kemi diçka zyrtare për Cooperin, ka thënë Visar Xani, këshilltar i Zëvendëskryeministres në një përgjigje të shkurtër për Express.
Në këtë mënyrë, as nuk është mohuar, e as pohuar prezenca e Cooperit në vend.
Por ardhja e Cooperit është konfirmuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton.
Robert Cooper është në Prishtinë për të bërë përgatitje rreth takimit të ardhshëm, ka thënë zëdhënësi Michael Mann, në një prononcim elektronik për Express të premten.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...