Sot shënon data 3 janar e megjithatë përsëri vazhdon të mbizotërojë qetësia në Tiranë. Dyqanet vazhdojnë t'i kenë ende qepenat e mbyllura që prej festës së Vitit të Ri. Megjithëse dita e sotme është pushim zyrtar duket se shqipëtarët duan të pushojnë ende në mënyrë që të fillojnë një vit sa më energjik. Edhe nëpër rrugët e Tiranës lëvizin shumë pak njerëz dhe ajo që është gjëja më pozitive mungon edhe trafiku i përditshëm. Pushim vazhdojnë të jenë edhe tregtarët e fruta-perimeve. Kamera e "Ora News" ishte në Pazarin e Ri dhe tezgat ku ata shesin ishin ende të braktisura, pasi tregtarët ende nuk kanë filluar punën për 2010-ën. Megjithatë pritet që dita e hënë duke qenë dhe fillimi i javës të jetë edhe fillimi i aktiviteteve të përditshme për të gjithë. Dita e hënë është edhe dita e parë shkollës për të gjitha nivelet në vendin tonë për Vitin e Ri që sapo ka hyrë.