Pejic ne 3 miqesore ka realizuar 5 gola. Ne pjesen e dyte te sezonit Tiranes do ti shtohet edhe kontributi i Gilman Likes




Faza pergatitore per ekipin e Tiranes mbaroi dje ne oren 1800. Ekipi bardheblu zbriti ne Rinas dhe tani eshte i perqendruar teresisht per fillimin e pjeses se dyte te sezonit qe nis me 22 e 23 janar. Duhet thene se ne keto dy jave qe kaloi ne Kemer trajneri Nevil Dede ka vetem nje siguri Pero Pejic nuk ka harruar rrugen e golit. Sulmuesi kroat ne tri takimet miqesore qe ka zhvilluar ne Turqi ka realizuar plot pese gola.



Ne miqesore shkelqen Pejic


Skuadra bardheblu zhvilloi nje faze pergatitore mjaft te mire ne token turke. Trajneri Nevil Dede ne kete mini-faze pergatitore ka kuptuar se eshte Pero Pejici bomberi i vertete i ekipit te tij. Keshtu ne takimin e pare miqesor qe e zhvilloi me 9 janar Tirana barazoi kunder skuadres turke te Diarbakisporit. Golin per bardheblute e shenoi kroati Pero Pejic. Bardheblute kane bere nje loje te mire ndaj kesaj skuadre e cila luajti fort dhe nuk i la kryeqytetasit qe te fitonin pavaresisht rasteve. Dede eksperimentoi ne kete takim nderkohe qe Tirana nuk arriti qe te shkonte me shume se barazimi. Ne ate ndeshje Tirana gjeti golin ne minuten e 40-te pas nje aksioni te shpejte ku Pejic i pagabueshem kaloi ekipin ne epersi. Nderkohe qe ne miqesoren e dyte ate te zhvilluar me 12 janar Tirana fitoi ndaj ekipit turk te Rizesporit. Bardheblute i kane mundur kundershtaret me rezultatin 1-3. Kryeqytetasit nuk e kane pasur te veshtire qe te fitojne ndaj Rizesporit me gola te Pejicit Sorres dhe Hajdarit. Edhe ne kete takim


kryeqytetasit kane zhvilluar nje loje te mire ndaj skuadres turke qe e pati te veshtire ti perballonte sulmet e tyre. Nderkohe qe edhe ne miqesoren e trete qe u zhvillua me 15 janar Pejic rrembeu tere skenen duke shenuar tre nga kater golat qe realizuan bardheblute ndaj Karmasporit. Bardheblute ne fushen e kompleksit Le Chateau De Prestige kane mundur thelle 4-1 skuadren e kategorise se trete turke Karmaspor e cila zhvilloi pergatitjet ne Kemer ashtu si Tirana. Stafi i skuadres kryeqytetase duket se ka zgjedhur nje kundershtar me te lehte per miqesoren e fundit ndoshta per te mos sforcuar shume lojtaret por i druhej edhe ndonje demtimi aq me teper qe skuadra e tij pas nje jave luan ne shtepi ndeshjen e sezonit me Skenderbeun. Serish skuadra e Dedes ka funksionuar mire ne te tria repartet nderkohe qe Dede ka preferuar qe te aktivizoje edhe disa lojtare te stolit qe nga fillimi. Pavaresisht fitores se thelle ajo qe duket se e ka kenaqur trajnerin Dede dhe stafin e tij ka qene loja e bardhebluve ne te dyja pjeset. Pero Pejic edhe kesaj radhe ka gjetur rrugen e rrjetes madje ka shenuar jo pak por tre gola njeri me i bukur se tjetri. Sulmuesi shtatlarte i kryeqytetasve ka qene i paperballueshem nga mbrojtesit e skuadres turke. Golin e katert e ka shenuar sulmuesi i rikuperuar Orjand Abazaj edhe ky ditet e fundit ne nje gjendje te mire fizike.



Merkato dhe sulmi fantastik


E vetmja note negative nese mund ta cilesojme si te tille eshte merkatoja. Pas afrimit te Gilman Likes per dy vite do te marre nga bardheblute 140 mije euro drejtuesit e klubit me te titulluar ne Shqiperi nuk munden qe te benin asnje blerje tjeter edhe pse paralajmeruan bomba te verteta. Objektivi i pare i tyre Ervin Bulku nuk erdhi per shkak te kontrates me Hajdukun e Splitit dhe per shkak se klubi kroat i mbushi arkat me shitjen e Ibricicit tek Lokomotiva e Moskes per 5 milione euro dhe nuk e ka problem te paguaje rrogat. Gjithashtu nuk u afrua as Toni Pezo qe luan ne Superligen kroate me Zadarin pra duket i kenaqur ne vendin e tij. Por gjithsesi Tirana u ngushellua me Sebino Plakun qe fale vendimit te Komisionit te Disiplines mbeti bardheblu. Tashme te dy sulmuesit Pero Pejic dhe Sebino Plaku mund te jene celesi i suksesit kete sezon per Tiranen. I pari ne gjysmen e shkuar te edicionit arriti qe te ishte bomberi ne kuptimin e plote te fjales. Madje ka shenuar 12 gola vendimtare dhe nuk ka kursyer si pretendentet ashtu dhe ekipet e vendeve te fundit ne tabelen e renditjes. Por Pejic ka nje partner shume punetor e aktiv pikerisht Sebino Plakun. Me kete dyshe ne sulm Tiranen do ta kishin zili edhe rivalet e saj. Qe te dy kane ditur ti pershtaten shume mire lojes se njeri-tjetrit aq me teper qe kane luajtur se bashku edhe te Dinamoja pak vite me pare kur blute fituan titullin.