Tiranë- Duke filluar nga 1 janari 2012 qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm, në masën 36%. Ky vendim u mor ditën e djeshme nga Enti Rregullator i Ujit pas propozimit të UKT-së për rritjen e tij në 55 lekë për metër kub.


Ndërkaq konsumatorët familjarë duke filluar që nga muaji janar do të paguajnë 45 lekë për metër kub, krahasuar me 33 lekë për metër kub që paguajnë aktualisht.


Bëhet me dije se çmimi i ujit është rritur për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Kështu që entet buxhetore nga do të paguajnë 120 lekë për metër kub nga 110 që paguanin. Po ashtu entet private do të paguajnë 135 lekë nga 120 lekë që paguajnë aktualisht. Ndërsa rritjen më të madhe e kanë fabrikat e prodhimit të pijeve alkoolike, lokalet dhe pishinat. Të cilat mesohet se do të paguajnë 170 lekë për metër kub, 30 lekë më shumë se aktualisht.


Shkrime të tjera me interes:


  1. Rritet çmimi i ujit të pijshëm gjatë 2012 Tiranë – Tarifa e ujit të pijshëm pritet të rritet...

  2. UKT-ja kërkon rritje të çmimit të ujit Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm propozohet të rritet me...

  3. Nëse shkrijnë akullnajat, niveli i detit rritet me 7 metër Temperatura e Tokës është ngritur me gjysmë grade, edhe pse...