Ne Tirane Kolegji Zgjedhor pushoi ceshtjen mbi ankesen e Partise Socialiste per zgjedhjet lokale te 8 majit per Bashkine e Tiranes duke lene ne fuqi vendimin e KQZ-se qe nxjerr kandidatin Lulezim Basha fitues te gares per Bashkine e Tiranes.


Sipas vendimit te marre nga KQZ-ja me 23 maj kandidati i PD-se Lulzim Basha rezulton fitues me 81 vota me shume se kandidati socialist Edi Rama.


Kolegji e nisi sot procesin gjyqesor te ngritur kunder Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga Partia Socialiste e cila kerkonte qe te njihej fitues per zgjedhjet vendore te Tiranes kandidati i saj Edi Rama. Ankesa e Partise Socialiste bazohej ne faktin se KQZ-ja vazhdoi numerimin e disa qindra votave te hedhura ne kutite e gabuara te cilat e permbysen rezultatin duke nxjerre fitues kandidatin tjeter Lulzim Basha.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u perfaqesua ne seance nga drejtoresha juridike Deshira Pasko e cila tha se ankesa e Partise Socialiste ishte e pasakte dhe e padrejte dhe se KQZ-ja i kishte te gjitha cilesite per te qene nje komision zonal per Tiranen. Kete funksion tha zonja Pasko KQZ-ja e ka kryer nga casti kur regjistroi te dy kandidatet e Tiranes Lulzim Basha dhe Edi Rama.


Ne proces moren pjese edhe juriste te Partise Demokratike si nje pale e interesuar perderisa procesi zhvillohej mes PS-se dhe KQZ-se.


Ata kembengulen se numerimi qe kishte vendosur KQZ-ja per votat e hedhura ne kutite e gabuara ishte i rregullt pasi keto vota nuk mund te ngeleshin pa u numeruar. Ata thane se fakti qe ne Tirane votimet beheshin me kater kuti me kater flete me ngjyra te ndryshme nuk mund ti diskriminonte qytetaret e Tiranes te cilet kishin hedhur vota te rregullta dhe vetem kishin gabuar ngjyren.


Sipas kodit zgjedhor vendimet e Kolegjit Zgjedhor jane te formes se prere dhe te paapelueshem.