TIRANE- Një efektiv i policisë së Tiranës është arrestuar sot me akuzën e "Mashtrimit".
Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bene te ditur se, specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm në Tiranë, arrestuan shtetasin Altin Jashari, 49 vjec, lindur në Dibër e banues në Tiranë, me detyrë Komandant Toge pranë Komisariatit Nr.1 te Policisë.
Policia tha se, arrestimi Jasharit u mundësua pas një hetimi të realizuar nga Specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm në Tiranë (SHKB), në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Bëhet e ditur gjithashtu se, i arrestuari akuzohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të “Mashtrimit” si dhe të “Falsifikimit e përdorimit të dokumentave shkollore”.

(d.b/BalkanWeb)