Erërat e forta kanë dëmtuar disa linja ajrore, që furnizojnë me energji elektrike disa zona të kryeqytetit. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se dëmtime kanë pësuar linjat në periferi të Tiranës, Shkozë, Qytetin Studenti, Kinostudio, Fushën e Aviacionit, si dhe në fshatin Ibe, zona që po vuajnë edhe mungesën e energjisë. Burime nga OSSH thanë se grupet e elektricistëve po punojnë për riparimin e defekteve.