Si e kishte bere tradite kryebashkiaku Edi Rama cdo 29 Nentor feste te Clirimit organizohej Nata e Bardhe me aktivitete te shumta non stop ne te gjithe Tiranen. Disa bare dhe lokale ne kryeqytet me nisme te tyre kane lajmeruar dhe ne facebook se do ta ruajne kete tradite e do te organizojne party te vecante sidomos nga zona e ish-Bllokut.
Lajmi ka vene policine ne alarm e cila konfirmon se ka shtuar patrullimet.

Ne jemi ne gaiishmeri te plote dhe kemi marre te gjitha masat e nevojshme per te ruajtur rendin sigurine e qetesine publike. Ne terren do te kete patrulla te shumta jo vetem te drejtorise se policise se Tiranes por edhe te komisariateve perkatese per te ruajtur qetesine pas ores 12 te nates tha per shqiptarja.com shefi i patrulles se pergjithshme per Tiranen Bedri Hasani.
Ndersa Vlora do te jete qyteti ku Bashkia po organizon zyrtarisht Naten e Bardhe.