Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e shkuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Në prangat e policisë ranë shtetasit Gentian Qemal Kala, 23-vjeç, banues në Tiranë dhe Albenc Rremi, 23-vjeç, banues në Tiranë.



Kapja dhe më pas arrestimi i tyre u bë sepse dje rreth orës 21.00', në rrugën "Niko Avrami" në Tiranë, janë kapur në flagrancë në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shitur lëndë narkotike. Policia kishte marrë informacion edhe më parë, ndërsa ishte vënë në aksion për arrestimin e tyre.



Në momentin e prangosjes, dy personave u janë gjetur sasi droge e llojit Cannabis Saativa, e ndarë në 8 porcione, në qese farmacie, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy telefona celular.



Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të "Shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike".