TIRANË- Prokuroria e Tiranës nis procedimin penal ndaj mjekut të Spitalit Ushtarak, Altin Habazaj. Sipas organit të akuzës 40-vjecari do të hetohet në gjendje të lirë, për mjekim të pakujdesshëm ndaj një pacienti.
Ngjarja për të cilën prokuroria ka vendosur të nisë procedimin për mjekun 40 vjecar daton më 15 mars të këtij viti, kur në reanimacionin e Spitalit Ushtarak është paraqitur për trajtim më të specializuar mjekësor, oficeri i policisë Selim Mema, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Në përfundim të ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se ndaj oficerit 50-vjecar nuk është ushtruar një trajtim i kujdesshëm mjekësor.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)