Ne Tirane eshte rishfaqur Damir Fazllic. Afaristi serbo-boshnjak eshte diktuar nga deshmitare dhe kamera amatore ne ambientet e hotel “Sheraton” sot pasdite, pikerisht atje ku po qendron edhe ekipi i Milanit per ndeshjen miqesore me Shqiperine.

Nuk dihet qellimi i kesaj vizite, por gjithesesi Damir Fazllic tashme shkel Shqiperine si nje njeri i cliruar zyrtarisht nga akuzat.

Pak dite me pare prokuroria u detyrua te pranoje deshtimin e hetimeve dhe mbylljen e dosjes “Fazllic”, pasi prokurorite e disa vendeve nuk sollen ne kohe leter porosite.