Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pas një operacioni në orët e mbrëmjes së djeshme në kryeqytet për shpërndarje të drogave dhe armëmbajtje.


Mwsohet se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


Luan Çela, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë.


Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.


Në rrugën Kujtim Laro gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramadani,, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.


Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.


Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:

2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë

Automjet

1 shot Gun-

1 armë gjahu

16 fishekë arme gjahu

dylbi

fishek arme zjarri kalibër 7.62 mm

45 fishekë manovre


Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e Astirit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë.


Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim, dhe Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim.


4 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)