TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shfaq në datat 11, 12, 14 dhe 16 prill, ora 19:00, baletin "Carmen". Ky balet me 2 akte bazohet në tregimin e Prosper Merimee. Realizimi i baletit "Carmen" është një bashkëpunim ndërmjet Balletto del Sud të Leçes në Itali dhe Teatrit Kombëtar te Operës dhe Baletit në Tiranë. Ky spektakël ngjitet në skenën e Teatrit të Operës me koreografi të Fredy Franzutti dhe muzikë nga Bizet, Massenet, Chaprier dhe Albeniz. Skenograf është Francesco Palma. Interpreton trupa e baletit shqiptar së bashku me solistët e Balletto del Sud. Pjesa do të vijë nën interpretimin e Enada Hoxhës, Gerd Vasos, Dion Gjinikes, Rovena Shqevit, Evis Nallbanit etj. "Carmen" do të interpretohet nga primabalerina Enada Hoxha, e cila këtë eksperience e ka provuar edhe ne Itali një vit më parë. Dirigjent është M° Francesco Libetta.
(s.g/Balkanweb)