Pas goditjes së 11 metërshave Tomorri ka fituar të drejtën të qëndrojë në Superligë, ndërkohë që Besëlidhja edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.



Koha e rregullt e ndeshjes se dytë “play out”, ajo mes beratasve dhe lezhjanëve përfundoi në barazim pa gola. 2 skuadrat shpërdoruan disa raste shënimi duke shtyrë gjithcka drejt shtesave, por as në ato 30 minuta rezultati nuk ndryshoi.

Nga pika e 11metërshave beratasit e drejtuar nga Ernest Gjoka u treguan më të saktë, ndërkohë që 3 lojtarë të Besëlidhjes goditën shtyllën.

Kështu pas Besës, Tomorri është skuadra e dytë që merr biletën për në Superligë, ndërkohë që ekipin e fundit do ta përcaktojë “derbi i Myzeqesë”, Apoloni-Lushnja që do të luhet të dielën në “Niko Dovana” në Durrës.